E zbulon ish deputeti: Ja pse Ramush Haradinaj ka frikë ta marr në dorë dialogun, Thaçi do ta...

  • 10 July 2019 - 08:11
E zbulon ish deputeti: Ja pse Ramush Haradinaj ka frikë ta marr në dorë dialogun, Thaçi do ta...

“Ramush Haradinaj nuk guxon ta marrë rolin që ia jep kushtetuta, sepse në atë moment do ta rrëzonte Hashim Thaçi qeverinë”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Edhe përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të lëndës së parashtruar nga dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, me çka konstatohet si jo-kushtetues Ligji për delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë dhe rrjedhimisht edhe Ekipi negociator, i cili funksiononte mbi bazën e atij ligji, qeveria e Kosovës ende po heziton ta marre përsipër këtë dialog me Serbinë.

E lidhur me këtë, ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj konsideron se pavarësisht këtij fakti, që është në favor të forcimit të qeverisë dhe kundër mënyrës uzurpatore të presidentit në raport me procesin e bisedimeve me Serbinë, qeveria, respektivisht kryeministri Haradinaj nuk do të provon asnjëherë që t’i merrë në dorë obligimet ligjore e kushtetuese që i takojnë për të udhëhequr këto bisedime.

Image
Adem Salihaj

Salihaj thotë se këtë veprim nuk guxon ta ndërmerr kryeministri, ngase është skajshmërisht i varur nga PDK-ja dhe Hashim Thaçi dhe në momentin që ai provon t’i merr kompetencat ligjore e kushtetuese, presidenti ia vë ndërskamcen dhe e rrëzon nga qeveria.

“Ramush Haradinaj me asnjë kusht nuk do ta udhëheq dialogun me Serbinë, sepse këtë nuk guxon ta bëjë nga Thaçi. Tashmë kjo është vërtetuar pa asnjë dilemë. Pavarësisht faktit se dialogun duhet ta udhëheq kryeministri, pavarësisht faktit se të gjithë janë kundër që Thaçi të dialogojë me Serbinë, pavarësisht faktit se Gjykata Kushtetuese e shpalli jo kushtetues këtë farë ekipin negociator, Ramush Haradinaj nuk guxon ta marrë rolin që ia jep kushtetuta, sepse në atë moment do ta rrëzonte Hashim Thaçi qeverinë”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Salihajt, derisa edhe pozita e kryeministrit është bërë me pazare politike, atëherë Kosova vazhdon të mbetet peng i këtyre pazareve, e që do të duhej ndërprerë urgjent duke u bashkuar LDK dhe VV për rrëzimin e kësaj qeverie. 

“Pra, Kosova është peng e pazareve mafioze te Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit. Asnjë hap përpara, asnjë zhvillim serioz për Kosovën nuk mund të bëhet nëse vazhdon të funksionojë kështu ky pazar. LDK-ja dhe VV-ja sa më parë duhet t'i rrëzojnë edhe Thaçin edhe Haradinajn që të shpëtojë Kosova”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot Online“.

(Kosova Sot Online)