Zbulohet loja e radhës e Blerim Devollit për t’i shpëtuar dënimit, ja kush po i mbështet fuqishëm

  • 10 July 2019 - 12:36
Zbulohet loja e radhës e Blerim Devollit për t’i shpëtuar dënimit, ja kush po i mbështet fuqishëm

“Përkundër të gjithave sa kanë ndodhur,në vend se mafio oligarkët e kompanisë Devolli të përfundojnë në burg për zhvatjen e Telekomit, duket se vet shteti i kapur nga mafiozët, do të dorëzohet sërish para këtyre mafio oligarkëve dhe lejojë atyre të hyjnë në treg si të pavarur, skandal ky që mundë të ndodhë vetëm në Kosovë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Duke parë se pas zhvatjes 10 vjeçare të Telekomit të Kosovës, tani këtij veprimi kriminal po i vije fundi dhe nuk mundë të plaçkitin më, sipas analistëve politikë, Devollët po përgatiten për një plaçkitje tjetër më të sofistikuar, me një skandal tjetër.

Sipas tyre, në vend se të shkojnë në burg për zhvatjen e deritanishme të kundërligjshme, Devollët po i shfrytëzojnë politikanët e kriminalizuar që të trashin zhvatjen dhe milionat e tyre, ku së fundi kanë bërë kërkesë në ARKEP-it, që të sigurojnë brez të veçantë frekuencor në mënyrë që të funksionojnë si operator i tretë mobil i pa varur në tregun e Kosovës, nën logon e kompanisë së regjistruar kinse si “Dardafon”.

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Mafio oligarkët e kompanisë së inkriminuar Devolli, jo vetëm se nuk kanë respektuar asnjëherë marrëveshjet dhe nuk kanë paguar kurrë detyrimet ndaj Telekomit, por me ndihmën e politikanëve të kriminalizuar, me të cilët fatkeqësisht është stërmbushur Kosova, ata përveç se kanë trashur zhvatjen dhe rritur milionat e tyre, kanë sjellë para falimentimit edhe Telekomin dhe detyruar këtë kompani më fitimprurëse në vend,që të kërkojë kredi për shlyerjen e "borxheve" ndaj mafiooligarkut Blerim Devolli. Për aq më tepër ,pas zhvatjes se Telekomit përmes Z-Mobile,Blerim Devolli tashmë po planifikon të hyj në treg edhe si i pavarur me Kompaninë Dardafon, për të përgatitur kështu edhe një plaçkitje të radhës”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online “.

“Për shantazhet e Blerim Devollit kundër Telekomit është folur mjaft dhe dihen si janë ndërmarr ato veprime sepse edhe sipas deklaratave para komisionit hetimor në qershorin e këtij viti, të ish-kryeshefit të Telekomit, z. Shyqyri Haxha, prandaj kjo tregon se Devollët kanë mbështetje të fuqishme të politikës së inkriminuar. Përkundër të gjithave sa kanë ndodhur,në vend se mafio oligarkët e kompanisë Devolli të përfundojnë në burg për zhvatjen e Telekomit, duket se vet shteti i kapur nga mafiozët, do të dorëzohet sërish para këtyre mafio oligarkëve dhe lejojë atyre të hyjnë në treg si të pavarur, skandal ky që mundë të ndodhë vetëm në Kosovë”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Qarrit, ky ndryshim i pozitës së Blerim Devollit, që në vijimësi shantazhonte PTK-në, po vije pikërisht për shkak të efektit që pati fushata mediale në opinionin publik dhe paralajmërimi serioz i menaxhmenti të PTK-së dhe sindikatës për mos vazhdimin e kontratës me Z- Mobile, prandaj kjo është një arsye pse tani do të duhej vepruar me urgjencë prokuroria për zhvillimin e detajuar të hetimeve.

“Ndaj edhe kjo kërkesë drejtuar ARKEP-it, duhet urgjentisht të pezullohet nga prokuroria e shtetit, duke zhvilluar paraprakisht krejt procesin e nevojshëm hetimor ndaj Z-Mobile për zhvatjen që i ka bërë kundërligjshëm dhe shkeljet skandaloze ndaj Telekomit. Paraprakisht prokuroria e shtetit duhet të nxjerrë para gjykatës dhe ndëshkoi sipas ligjit të gjithë hartuesit dhe zbatuesit e skenarit mafioz të rrënimit të PTK-së. Vetëm atëherë, mund të shihet nëse ka apo nuk ka nevojë Kosova për një operator të tretë të telefonisë mobile, i cili duke pasur parasysh makinacionet mafioze të mafio oligarkëve Devolli,në të kaluarën,edhe ashtu nuk guxon të jetë Z- Mobile apo i ashtuquajturi "Dardafon", por një operator vërtetë serioz e me investime tërësisht të pastra dhe jo me para të fituara përmes krimit të organizuar”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)