Gjuanin me armë zjarri gjatë natës, arrestohen shtatë persona në Malishevë

  • 10 July 2019 - 12:52
Gjuanin me armë zjarri gjatë natës, arrestohen shtatë persona në Malishevë

Policia e Malishevës ka arrestuar shtatë persona pasi dyshohet se të njëjtit kanë mbajtur armë pa leje me të cilat kohë pas kohe kanë gjuajtur gjatë natës nëpër vendbanimet e tyre

Përmes një komunikate, policia bën të ditur se pas informatave për rastin dhe hetimit nga ana e tyre, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit. 

“Janë siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar posedojnë armë zjarri në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës dhe të njëjtit kohë pas kohe gjuajnë me armë zjarri gjatë natës nëpër vendbanimet e tyre, gjë që paraqet shqetësim për banorët. Prandaj, me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve, Stacioni Policor në Malishevë ka organizuar  dy operacione policore ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)