Istogasit i gjendet kallash në shtëpi, arrestohet e më pas lirohet

  • 10 July 2019 - 13:09
Istogasit i gjendet kallash në shtëpi, arrestohet e më pas lirohet

Policia në Istog ka arrestuar të martën një person pasi ai kishte mbajtur në shtëpinë e tij një armë zjarri në mënyrë ilegale.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Istog, ku policia tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri të tipit AK-47 dhe 26 fishekë. 

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)