Protestoi me litar para qeverisë, tregon që pas asaj proteste është kërcënuar

  • 10 July 2019 - 17:59
Protestoi me litar para qeverisë, tregon që pas asaj proteste është kërcënuar

Djaloshi i cili në mënyrë artistike protestoi dje I vetëm para objektit të qeverisë së Kosovës ka dhënë kritika edhe për mungesën e protestave nga shoqëria civile.

Ka thënë se shoqëria civile nuk janë serioze.

“Shoqëria civile nuk janë ato që marrin iniciativa të protestës. Komuniteti artistik është diçka tjetër, përmes këngëve dhe teksteve,  artit sjellin një lloj sensibilizim”, tha ai.

Ai ka thënë që populli mobilizohet lehtë por që sipas tij ka mungesë të vullnetit.

“Kjo që e bëra unë e pash që në shoqëri ka lehtësi të mobilizimit. Unë kërkoj nga shoqëria civile të jenë më aktive”, tha ai.

Madje sipas I Am I, arti mund të jetë edhe politik.

“Jemi vendi I vetëm në Evropë që i mohohet e drejta e lëvizjes. Pjesërisht është edhe faji ynë. Atë që po e deklarojnë zyrtarët tanë shtetërorë është kamuflazh. Pse qysh po pret me hy në Evropë më këtë klasë politike”, tha aI.

Ky i ri ka treguar që ka pasur edhe kërcënime.Ai ka refuzuar të tregoj se kush e ka kërcënuar.

“Unë nuk dua me tregu kush më ka kërcënuar, arsyeja është se nëse unë foli për këto kërcënime që si marrë seriozë është indimidim direkt”, tha ai.

(Kosova Sot Online)