Haradinaj përkujton 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës

  • 11 July 2019 - 09:37
Haradinaj përkujton 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës.

Haradinaj ka shkruar se kjo masakër na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor.

“Në 24 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, nderojmë me respekt mijëra viktima civile, fëmijë, gra, të moshuar, njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Kjo masakër, na e kujton një epokë të errët dhe një akt barbar të një regjimi mizor. Masakra në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan nga regjimi i Millosheviqit dhe vartësve të tij, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia e munguar. Sot, Kosova është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre!”.

Kryeministri ka thënë se Kosova sot është me popullin e Bosnjës, me familjet dhe dhimbjen e tyre.

(Kosova Sot Online)