Aksidenti tragjik i familjes shqiptare në Amerikë, vdesin burrë e grua

  • 11 July 2019 - 11:05
Aksidenti tragjik i familjes shqiptare në Amerikë, vdesin burrë e grua

Burrë e grua nga Shqiperia gjejne vdekjen ne nje aksident tragjik ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Mediat e huaja shkruajne se viktimat jane identifikuar si Muhamet Oparaku 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku 64 vjeç, të dy nga Pogradeci.

Ata kane qene me makinen e tyre tip Toyota Corolla kur jane perplasur nga nje tjeter makine qe drejtohej nga 29-vjeçari Donald Kumar Davis. Policia ka bere arrestimin e tij, si pergjegjes per aksidentin me vdekje te ciftit te shqiptareve. 

Muhamet Oparaku ka qenë shef policie në Pogradec, por dhjetë vite më parë se bashku me gruan emigruan ne SHBA. Ata njiheshin si njerez te respektuar ne zonen ku banonin.

“Gruaja ishte zemermire, i donte njerëzit dhe punën”- thote nje grua, mike e viktimes.

“Muhamet Oparaku ishte shumë inteligjent dhe gjithmonë i respektueshëm“, tha një bashkëpunëtor i viktimës.

Nderkohe ka nisur nje fushate online per mbledhjen e fondeve per te bere te mundur varrimin e tyre ne Shqiperi, si deshira e fundit e tyre.

Image

(Kosova Sot Online)