Në Prizren kujtohen viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

  • 11 July 2019 - 16:49
Në Prizren kujtohen viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Në qytetin e Prizren janë kujtuar viktimat e gjenocidit që ndodhi 24 vite më parë në qytetin e Srebrenicës, ku forcat serbe vranë mbi 8 mijë njerëz të pafajshëm.

“Marshimi i Paqes” është organizimi i qytetarëve të Prizrenit që ka ëpr qëllim solidarizimin me dhimbjet e të afërmve të viktimave.

Këtij marshi i është bashkuar edhe kryetari i komunës Mytaher Haskuka.

“Plagët shpirtërore të tyre janë të thella, sepse ende, edhe pas 24 vitesh, përgjegjësit e këtij gjenocidi të tmerrshëm nuk janë gjykuar”, ka shkruar Haskuka në faqen e tij në Facebook.

“Ne në Kosovë, ndjejmë nga afër këtë dhimbje sepse Serbia ende nuk ka pranuar dhe madje nuk ka kërkuar as falje për krimet që i ka kryer në Bosnje dhe në Kosovë”

Tutje kryetari i Prizrenit është lutur që një tmerr i tillë të mos ëprsëritet kurrë më as në Bosnjë, as në Kosovë e asnjë vend tjetër. E për të ndodhur kjo, sipas tij, duhet që kryerësit e këtyre veprave të dalin para drejtësisë.

(Kosova Sot Online )