Ish kreu i AKK-së ‘shpërthen’ ndaj Abelard Tahirit

  • 11 July 2019 - 16:47
 Ish kreu i AKK-së ‘shpërthen’ ndaj Abelard Tahirit

“Llogaridhënia po vazhdon të mbetet nocion i panjohur në Kosovë. Mos veprimi në kërkesat e Kuvendit është papërgjegjësi dhe mos respektim i ligjit. Kuvendi i ka dy misione: misionin legjislativi- nxjerrja e ligjeve dhe mbikëqyrja parlamentare. Prandaj në Kuvend duhet të raportojnë të gjithë titullarët e mekanizmave të pavarur, edhe ata të zgjedhur, nga presidenti, kryeministri dhe të gjithë titullarët tjerë të mekanizmave që i raportojnë Kuvendit”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Image
Hasan Preteni

Njohësi i fushës së të drejtës, ish kreu i AKK-së për dy mandate, Hasan Preteni ka reaguar ashpër lidhur me refuzimin e ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri për të raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në komisionin parlamentar për legjislacion.

Sipas Pretenit ky rast flet më së miri se sa të pa përgjegjshëm dhe mos respektues të institucioneve të shtetit janë pikërisht ata që duhet ta zbatojnë ligjin, ta ndërtojnë shtetin dhe të jenë shembull për të tjerët duke mos ikur nga përgjegjësia dhe llogaridhënia edhe kur ndodhin dështimet.

“Llogaridhënia po vazhdon të mbetet nocion i panjohur në Kosovë. Mos veprimi në kërkesat e Kuvendit është papërgjegjësi dhe mos respektim i ligjit. Kuvendi i ka dy misione: misionin legjislativi- nxjerrja e ligjeve dhe mbikëqyrja parlamentare. Prandaj në Kuvend duhet të raportojnë të gjithë titullarët e mekanizmave të pavarur, edhe ata të zgjedhur, nga presidenti, kryeministri dhe të gjithë titullarët tjerë të mekanizmave që i raportojnë Kuvendit”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Preteni thotë se kjo praktikë respektohet kudo në vendet demokratike që kanë kulturë institucionale, por se në Kosovë gjendjen e kemi krejt më ndryshe pasi legjislativi po injorohet.

“Ministrat nuk marrin pjesë në seanca, nuk përgjigjen në pyetjet parlamentare, kryeprokurori nuk e dinë ku është kuvendi e mos të flasim për titullarët tjerë. Respektimin ligjit në Kosovë nuk është “obligativ”, e respektojnë vetëm ata të paktit që kanë moral e integritet”, deklaroi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)