Godet Buxhovi: LDK ka feude, të lidhura me struktura kriminale të PDK’së

  • 11 korrik 2019 - 21:47
Godet Buxhovi: LDK ka feude, të lidhura me struktura kriminale të PDK’së

Njëri ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka akuzuar zyrtarë të partisë për lidhje kriminale.

Buxhovi ka thënë se ekzistojnë “feude” brenda LDK’së, të cilat “janë të lidhur me strukturat kryesore kriminale brenda PDK’së”, raporton ktv.

LDK’ja, sipas tij, e ka “feudin e Llapit, të Gjilanit dhe të Dukagjinit”.

Partia që aktualisht udhëhiqet nga Isa Mustafa “është e kapur”, ka vlerësuar ai. 


(Kosova Sot Online)