Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 12 korrik 2019 - 08:01
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

"Kosova Sot Online" ju sjell ngjarjet më të rë rëndësishme të ditës

08:30 – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i dhuron 36 kompjuterë Policisë së Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së, Prishtinë)

09:00 – Mbahet Gara Nacionale e Diturisë në nivel republikan. (Kolegji “AAB”, Fushë-Kosovë)

09:30 – Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) organizon tryezën me temën globale “Çka ka Ndryshuar? Ku kemi qenë? Ku jemi? dhe Ku synojmë të shkojmë?”. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

10:00 – Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Anton Berishën, ish-kryetar i Bordit të ART-së; Abdullah Havollin, inxhinier në Telekom dhe Arben Halilin, shef i Kontabilitetit në Departamentin e Financave. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C203)

10:00 – Oda e Përmbaruesve Privatë në Kosovë (OPPK) mban konferencë për medie, në lidhje me Sistemin e Përmbarimit Privat në Kosovë. (Zyra e OPPK-së, Rr. “Perandori Justinian”, Prishtinë)

10:00 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

10:00 – Komuna e Klinës mban seancë solemne, me ç’rast do të ndajë titullin “Nderi i Qytetit”, për Marjan Demën, rektor i universitetit “Hasan Prishtina”, dhe për futbollistin Shkelzen Gashi. (Kuvendi i Komunës, Klinë)

11:00 – Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e rregullt. (Kuvendi i Kosovës, Salla C301)

11:00 – Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

11:00 – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) bën shpërndarjen e librave – donacion për 36 biblioteka komunale. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

11:00 – 12:40 Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në komunën e Kamenicës:

11:00 – Vizitë në fermën e lopëve të fermerit Blerim Aliu, në fshatim Zajqec, përfitues i programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës.

11:30 – Vizitë në Fabrikën e ujit “Zajqeci”, në fshatin Zajqec.

12:00 – Takim me fermerë në plantacionin e arrave, përfitues të programeve mbështetëse nga Qeveria, në fshatin Kopërnicë.

12:40 – Në hapjen e fushatës së korrje-shirjeve, në fshatin Kopërnicë.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton një analizë lidhur me neglizhencën e Kuvendit të Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë)

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr publikon hulumtimin “Industria e shkatërrimit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Task forca për menaxhimin e thatësisë në komunën e Gjilanit mban takim. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, Qendra e Konferencave)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. Flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrat e Vetëvendosjes, Arbëri)

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, raporton në Komisionin për Integrim lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

Komuna e Gjilanit organizon hapjen e fushatës për korrje-shirjet e grurit. (Fshati Perlepnicë, Gjilan)

Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020 me të rinjtë. (Qendra Rinore “ShL Kosova”, Rahovec)

Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020 me banorët e fshatrave  Opterushë, Zoqishtë dhe Retijë. (Shkolla “Lidhja e Prizrenit”, Opterushë, Rahovec)

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës organizon konferencë për shtyp, ku do të jepen detaje rreth suksesit të Mrika dhe Arianit Nikqit, të cilët kthehen në Kosovë, pasi ngjitën Majat e Shtatë Kontinenteve (Seven Summits). (Aeroporti “Adem Jashari”)

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Popullsisë, Artpolis do të mbajë një shfaqje lidhur me fuqizimin e të rinjve. (Obelisku “Neëborn”, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)