Ja pse qytetarët duhet të protestojnë deri në rrëzimin e Shpend Ahmetit

  • 12 July 2019 - 08:45
 Ja pse qytetarët duhet të protestojnë deri në rrëzimin e Shpend Ahmetit

“Ky dilinxhi është verbuar pas pushtetit dhe hajnisë ja ktheu shpinën kryeqytetit dhe u sul të ulej në prehrin e klaneve mafioze dhe të kanaleve të nëntokës nga frika se do të jetë jashtë dhe nuk mund të mbijetojnë pa hajninë sepse tashme e kanë në gjak”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj konsideron se në Prishtinë ka filluar të mbushet kupa e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj keqqeverisje për dy mandate nga Shpend Ahmeti, e sidomos në mandatin e tij të dytë kur e tradhtoi edhe partinë që e ka rikandiduar në këtë pozitë.

Prandaj, sipas tij, prishtinasit duhet të ngritën në protesta për ta kundërshtuar këtë mashtrues, deri në largimin e tij nga pozita.

Image
Reshat Badallaj

“Ishte e qëlluar protesta e banorëve të lagjes "MATI" në Prishtinë, kundër mafio-oligarkut, matrapazit, mashtruesit, rrenacakut, hajnit, Shpend Ahmeti, ishte shumë me vend dhe e qëlluar, por, kjo protestë do të duhej të përhapej gjithandej dhe deri kur të ikë në theqafje ky derdimen,argat i bandës serbiane Devolli dhe i klanit famëzi "Pronto", që ndryshe leh fuqishëm para popullit dhe ndryshe kafshon hajnisht, protestat të mos ndalohen”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Protestën do të duhej përkrahur dhe përhapur që të mos të ndalet edhe për arsyen se me fajin e këtij mashtruesi dhe servilëve që i ka aty rrotull, Prishtina është e ngarkuar me një bjeshkë problemesh që aq shumë janë bërë që askush nuk mund t´ia lehtësoj barrën dhe ta nxjerrë nga kriza. Ky dilinxhi është verbuar pas pushtetit dhe hajnisë ja ktheu shpinën kryeqytetit dhe u sul të ulej në prehrin e klaneve mafioze dhe të kanaleve të nëntokës nga frika se do të jetë jashtë dhe nuk mund të mbijetojnë pa hajninë sepse tashme e kanë në gjak”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, ndëshkimi duhet të ndodhë për Shpend Ahmetin, pasi ai për interesa personale u drejtua kah ekipi për dialogun me Serbinë, duke lënë në harresë kryeqytetin.

“Ai u bë bashkë me bandën hajdute të Brukselit që e ndërseu çuni i Haxhi Brojës, Hashim Zeza, pra ky edepsëz deshi t´ia lë kopilin në derë kësaj bande hajnash ndonëse e vogël, por me sherrin e madh sa të duash në dëm të qytetarëve duke i vjedhur deri në palcë taksapaguesit. Tani ky edepsëz ka ra shumë mazun, pasi ia ndërprenë rrugën e hajnisë që kishin planifikuan edhe pse i vodhën 41 mijë euro duke i bërë rrush e kumbulla. Pra, dua të them se kanë shumë arsye Prishtinasit dhe ata përreth të ngritën në protestë në tërë Prishtinën sepse vetëm kështu duke protestuar dhe duke e shkarkuar nga pozita Shpend jahtin do e shpëtojnë kryeqytetin dhe vetin nga ky virus kancerogjen”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)