Policia në Prishtinë arreston hajnat derisa po vidhnin naftë

  • 12 July 2019 - 11:08
Policia në Prishtinë arreston hajnat derisa po vidhnin naftë

Njësitet policore të stacionit qendra në Prishtinë, sot rreth orës 05:00,  kanë realizuar një aksion policor, me ç’ rast  janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur po të njëjtën ditë  rreth orës 02:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur, në një pompë derivatesh , ku tre personat e dyshuar, kishin arrit që nga rezervuari të marrin disa litra naftë. 

Dy nga personat e dyshuar derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar nga ana e policisë, ndërsa njëri prej tyre (i njohur për policinë), ndodhet në arrati.

Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe një veturë (Golf II), e cila është dërguar për ekzaminim.

Personave të arrestuar: A. P,  mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K. S,  mashkull, 61 vjeç, pasi që u është  shqiptuar  masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

(Kosova Sot Online)