Kështu po tallen qytetarët me Devollët për homologimin e veturave

  • 12 July 2019 - 11:17
Kështu po tallen qytetarët me Devollët për homologimin e veturave

Homologimi i veturave i kryer nga kompania e Devollëve gëzon monopolin tash e 10 vite përveç se ka ngritur reagimin e ndërkombëtarëve, është bërë hit edhe në rrjetet sociale.

Në disa prej faqeve më të klikuara në këto rrjete, tashmë po shpërndahet një fotografi që tregon shkurtimisht për procesin e kushtueshëm të homologimit e hapat që duhet të ndiqen.

“E merr librezën e kerrit dhe e lexon. Aty shkrunë ngjyra e kuqe , e kqyr a e ka kerri ngjyrën e kuqe, aty shkrun doors :5, e kqyr a i ka kerri 5 dyer, aty shkrun engine :Diesel, e kqyre e a ka motorin dizel, edhe homologimi u krye”, shkruhet në fotografinë e publikuar, derisa në fund të këtij procesi e printon certifikatën dhe e vulosë. 

Krejt ky proces i shpejtë, sic po bëhet shaka nëpër rrjete sociale kushton hiç më pak se 125 euro.

Homologimi u riaktualizua kohëve të fundit, pas presionit ndërkombëtar që monopoli që iu është dhënë kompanisë së udhëhequr nga Devollët të mos vazhdojë.

Image

(Kosova Sot Online)