Ambasada turke mundohet ta fshijë skandalin për Kosovën në Serbi, ky është veprimi i saj

  • 12 July 2019 - 12:24
Ambasada turke mundohet ta fshijë skandalin për Kosovën në Serbi, ky është veprimi i saj

Ambasada turke në Beograd ka “përmirësuar” gabimin e saj që e kishte bërë dje në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ambasada turke kishte shkruar se ambasadori Tanju Bilgiç u takua me drejtorin e zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Gjuriq për të diskutuar situatën aktuale, kështu duke iu referuar Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”.

Por sot, ambasada turke në Beograd pas reagimeve të shumta në këtë publikim nga komentuesit kosovarë, ka hequr pjesën Metohi dhe ka lënë vetëm emrin Kosovë në fotografitë ku shihen ambasadori turk në Beograd dhe drejtori i ashtuquajtur zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Image
Postimi i ambasadës turke në Beograd, ku i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohia”
Image
Postimi i përmirësuar