Kështu i reagoi Buxhovit Mustafa: Je askushi, e ke braktisur LDK’në për të shëtitur rreth globit, tash flet me porosi

  • 12 July 2019 - 15:20
Kështu i reagoi Buxhovit Mustafa: Je askushi, e ke braktisur LDK’në për të shëtitur rreth globit, tash flet me porosi

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka reaguar shkrimtarit Jusuf Buxhovi për deklaratat e mbrëmshme, ku ky i fundit ka akuzuar zyrtarë të LDK-së për lidhje me struktura kriminale brenda PDK-së.

Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustafa ka shkruar se janë askushin ata që e godasin partinë e tij, e se këta individë e kanë braktisur Ibrahim Rugovën për t’u shëtitur rreth globit të partive tjera.

“Janë shokë, e ish shokë, zyrtarë, anëtarë publik e jopublik të PDK-së që i kanë ngritur përmendore shefit të tyre deri sa kanë përfituar bashk, e kur janë hidhëruar mës vete, e sulmojnë LDK-në se paska qeverisur me PDK-në. Janë disa kurrkusha të LDK-së që kanë dështuar, që s’ia kanë sjellë asnjë votë LDK-së, veç se ia kanë zvogëluar, dhe gjejnë të shfryhen në partin e tyre se nuk është dashur të qeverisë me vendin”, ka shkruar Mustafa.

Teksa ka vazhduar duke folur për Buxhovin, Mustafa ka shkruar se ka qarqe të caktuara që konstruktojnë lajme të rreme.

“Për ta më mirë është të qeverisë kushdo me Kosovën, sesa LDK-ja, e cila tregoi se qeveris pa korrupsion dhe në mënyrë demokratike. Janë qarqe të caktuara që vet konstruktojnë lajme të rreme, siç ishte ai se Kryetari i LDK-së për tu bërë President, ia paska dhënë postin e kryeminstrit VV-së, pastaj e bëjnë një gjysëmkthesë dhe hapin debat për rrena të tyre”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Ndryshe,njëri ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka akuzuar zyrtarë të partisë për lidhje kriminale.

Buxhovi ka thënë se ekzistojnë “feude” brenda LDK’së, të cilat “janë të lidhur me strukturat kryesore kriminale brenda PDK’së”. “LDK’ja, sipas tij, e ka “feudin e Llapit, të Gjilanit dhe të Dukagjinit”. Partia që aktualisht udhëhiqet nga Isa Mustafa “është e kapur”, ka vlerësuar ai. 

Buxhovi mbrëmë ka folur edhe për luftën e UCK-së, duke dekalruar se nuk ka qenë luftë e pastër, qëndrim ky që mori reagime të shumta.

(Kosova Sot Online)