Alarmon rëndë profesori i njohur: Ja ku janë të vendosur agjentët serbë në Kosovë

  • 13 July 2019 - 07:54
Alarmon rëndë profesori i njohur: Ja ku janë të vendosur agjentët serbë në Kosovë

Sado që dikush mund të lavdërohet me atë që ka ndodhur dje, unë mendoj se kapja e atyre dy spiunëve është tepër e pa rëndësishme kundruall shumë subjekteve tjera të prezencës kriminale serbe në Kosovë. Dua të them se kjo dihet, por nuk po ka guxim pushteti në Kosovë për ti kapur. Kapja e djeshme është vetëm një spektakël i karakterit propagandistik, përkatësisht ka për qëllim për të dalë e për të thënë se ja se si AKI-ja po punon e në fakt është një dështim i madh i saj në luftimin e spiunazhit serbomadh në Kosovë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Pas lajmit për arrestimin e dy serbëve të dyshuar për spiunazh që ndodhi tek  pika kufitare me Serbinë tek “Dheu i Bardhë” nga policia e Kosovës, ka reaguar edhe profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai ka thënë se ky rast, por edhe rastet e mëhershme, sikur ai që ishte në zyrën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, janë alarm  tepër  serioz për Kosovën, pasi tanimë qartë po shihet se sa e rrezikuar është Kosova nga këto rrjete spiunazhi, e të cilat nuk po arrin që t’i luftojë dhe të parandalohet veprimtaria e tyre.

“Është plotësisht e qartë se shteti serb nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe natyrisht se po vepron me të gjitha masat në drejtim të dëmtimit të pushtetit dhe të sovranitetit. Prezenca e BIA-s serbe në Kosovë është e pandërprerë. Kishte nga ata që ishin të punësuar edhe në presidencë dhe tani natyrisht që ka të punësuar edhe nëpër institucionet tjera”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, shërbimi sekret serb ka instaluar strukturat e veta dhe janë shumë stabile edhe në Kuvendin e Kosovës nëpërmes Listës Serbe dhe në të gjitha institucionet tjera pa përjashtim, madje pa u penguar fare në mënyrë legale.

“Pra tani më dihet se BIA serbe është prezentë  edhe në Kuvend, nëpër gjykata e në prokurori, në administratë e në shumë pore tjera të shtetit. Dhe, e keqja është se po veprohet plotësisht legalisht. Qendrat prej nga vijnë këta spiun kanë vetëm dy adresa dhe ato janë Lista serbe që i infiltron ata në institucione, nëpërmes vendimeve të Kuvendit dhe stafit mbështetës, për të kaluar deri në qeveri dhe drejtpërdrejtë nga drejtoria e BIA-së në Beograd që dërgohen në Kosovë me misione speciale”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

“Pra këto janë dy burimet kryesore të rrjetit të spiunazhit serbomadh të veprimit në Kosovë. Sado që dikush mundë të lavdërohet me atë që ka ndodhur dje, unë mendoj se kapja e atyre dy spiunëve është tepër e pa rëndësishme kundruall shumë subjekteve tjera të prezencës kriminale serbe në Kosovë. Dua të them se kjo dihet, por nuk po ka guxim pushteti në Kosovë për ti kapur. Kapja e djeshme është vetëm një spektakël i karakterit propagandistik, përkatësisht ka për qëllim për të dalë  e për të thënë se ja se si  AKI-ja  po punon  e në fakt është një dështim i madh i saj në luftimin e spiunazhit serbomadh në Kosovë”, deklaroi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

“ askush nuk mundë të jep ndonjë parashikim se sa gjatë do të ketë hapësirë veprimi në Kosovë rrjeti i spiunazhit serb, por jam i sigurt se ato do të veprojnë edhe për një kohë të gjatë, ngase rrethanat aktuale dhe  terreni është mjaft  i përgatitur dhe shumë i përshtatshëm për të vepruar”, përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)