E zbulon eksperti i ekonomisë: Ja pse do të ‘rrëzohet’ qeveria bashkë me Devollët

  • 13 July 2019 - 08:08
E zbulon eksperti i ekonomisë: Ja pse do të ‘rrëzohet’  qeveria bashkë me Devollët

“Numri i kërkuar nga personi i cili e ka hapur këtë peticion online që është 10 mijë, mundë të rritet akoma më shumë për shkak të interesimit që ka për ta nënshkruar këtë peticion, prandaj si numër i kufizuar në këtë shifër është i vogël mendoj unë dhe ai do të rritet e do të shkoj deri në afro 100 mijë nënshkrime dhe Qeveria do të dorëzohet para këtij presioni”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”

Njohësi i fushës së ekonomisë, analisti Dardan Grapci, beson që monopoli në fushën e homologimit të veturave do të merr fund më shpejtë se sa afati maksimal 6 mujor, të cilin e ka deklaruar qeveria e Kosovës.

Ky parashikim i Grapcit vjen për faktin se numri i qytetarëve që po e nënshkruajnë peticionin për heqjen e monopolit në homologim po rritet dita ditës, prandaj nuk përjashtohet mundësia që kjo shifër të shkon deri në 100 mijë nënshkrime, nëse nuk ndërpritet nga organizatori.

Image
Dardan Grapci

“Numri i kërkuar nga personi i cili e ka hapur këtë peticion online që është 10 mijë, mundë të rritet akoma më shumë për shkak të interesimit që ka për ta nënshkruar këtë peticion, prandaj si numër i kufizuar në këtë shifër është i vogël mendoj unë dhe ai do të rritet e do të shkoj deri në afro 100 mijë nënshkrime dhe Qeveria do të dorëzohet para këtij presioni. Mirëpo unë po dua të besoj dhe të shpresoj që Qeveria e Kosovës do të bindet përballë këtij presioni në rritje dhe do ti hapë sytë më shpejtë, do ti prekë pak veshët për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve të Kosovës dhe do të vendosë edhe për largimin e këtij monopoli që e mbajnë devollit në homologia të veturave”, tha Grapci për Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, liberalizimi i këtij tregu të shërbimeve duhet të ndodhë jo për shkak se kanë kërkuar të huajt, por sepse kjo është normë e ekonomisë së tregut ku secilit duhet t’i jepet mundësia dhe askujt të mos i lejohet monopoli.

“Liberalizim të tregut duhet me pas, jo për shkak se tani kanë kërkuar Ambasadori Gjerman, Oda Amerikane dhe Shefja e Zyrës se BE-s ne Kosove, por për shkak se demokracia e kërkon një treg liberal dhe konkurrencë në treg, e kjo shkon krejt në favor të qytetarëve sepse ata janë lodhur duke paguar shuma të mëdha për një kontrollim teknik të veturës, si dhe askund në botë nuk ndodhë që edhe vetura e cila vjen me porosi nga ndonjë shtet tjetër, ta bëjë homologimin edhe njëherë në vendin ku tregtohet ose vetëm transportohet. Largimi i kësaj praktike të plaçkitjes së qytetarit është dashur qysh kohë më përpara të ndodhë e jo të presin qeveritarët tanë që të ju bëhet presion edhe nga ndërkombëtarë dhe shoqëria civile e qytetarët”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).