Pajtohen Abrashi e Borovci, bashkë në një Kuvend të LDK-së

  • 13 July 2019 - 11:21
Pajtohen Abrashi e Borovci, bashkë në një Kuvend të LDK-së

Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit, duket që iu ka ndikuar ndëshkimi që patën nga partia, pas rrahjes që ndodhi në degën e III në Prishtinë, e që rezultoi edhe me disa të arrestuar.

Pas rrahjes në degën e Matit, kryesia e LDK-së kishte marrë vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t'i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së. 

Ndërsa, pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së.

Sot ata u panë bashkë në Kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Lipjan.

(Kosova Sot Online)