Arrestohet gjilanasi që e rrahte nënën e vet

  • 13 July 2019 - 11:25
Arrestohet gjilanasi që e rrahte nënën e vet

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një burrë nga Gjilani, pas i njejti dyshohet se disa herë e kishte rrahur nënën e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se ai disa here kishte dëmtuar edhe orendi nëpër shtëpi duke kërkuar para. Me vendim të Prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi disa herë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës së tij viktimës femër K/Shqiptare si dhe kishte dëmtuar disa orendi nëpër shtëpi duke kërkuar para. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar se kishte dy urdhër arreste dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)