Ceremonia e ëndrrave plot 46 mijë £ në Xhamajka, si u shkatërrua dasma e çiftit kur zbuluan se...

  • 13 July 2019 - 16:07
Ceremonia e ëndrrave plot 46 mijë £ në Xhamajka, si u shkatërrua dasma e çiftit kur zbuluan se...

Dasma e ëndrrave të një çifti në Xhamajka u shndërrua në një makth pasi ceremonia e tyre nuk ishte edhe ligjërisht në rregull.

E gjitha ndodhi për faj të agjencisë që ata kishin punësuar për t’u marrë me ditën e tyre speciale.

Andy Helson, 45 vjeç, dhe Heidi Brown, nga Blackburn, mbetën të shkatërruar pas përvojës së tyre të hidhur në Karaibe.

Pavarësisht shpenzimeve prej 46,000 paund, çifti tha se as certifikata e tyre e martesës nuk u plotësua si duhet.

“Na u shit neve si parajsë, por në fakt ishte një makth. Kemi mbetur të shkatërruar pasi erdhëm në shtëpi na u njoftua se nuk ishim zyrtarisht të martuar”, kanë treguar ata.

Image

(Kosova Sot Online)