Shtyhet për 22 korrik intervistimi i Shukri Bujës nga Gjykata Speciale

  • 13 July 2019 - 16:09
Shtyhet për 22 korrik intervistimi i Shukri Bujës nga Gjykata Speciale

Ish-Komandanti i UÇK’së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka konfirmuar se nuk do të shkojë të mërkurën e ardhshme në Hagë për të dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ka thënë se intervistimi është shtyrë për javën e parafundit të korrikut.

“E kam pas datën e intervistimit në Hagë me të 17’tin, po tash e kam me 22 korrik. Realisht e kam formalize marrëveshjen me avokatin, dhe me kërkesë timen është shtyrë data e intervistimit”, ka thënë Buja.

Media ka shkruar ditë më parë se Shukri Buja është i ftuari i fundit nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. 

“Po, jam i ftuar nga Gjykata Speciale. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Ftesën e kam marrë pardje për paraqitje në Hagë më 17 korrik”, kishte thënë Buja.

Shukri Buja ka qenë njëri prej udhëheqësve kryesor për Nerodime.

Gjykata Speciale ishte krijuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës pas publikimit të Raportit të Dick Martyt, i cili pretendonte se ushtarët e UÇK’së kanë kryer krime.

Deri tash ftesa nga Gjykata Speciale kanë pranuar edhe ish-komandantët e tjerë Rrustem Mustafa (Zona Operative e Llapit), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Sami Lushtaku (Zona Operative e Drenicës) e Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit) etj.

(Kosova Sot Online)