Ja kush e paralajmëron fundin e Qeverisë dhe Devollëve

  • 13 July 2019 - 16:38
Ja kush e paralajmëron fundin e Qeverisë dhe Devollëve

“Qytetarët tashmë e kanë parë dhe janë duke nënshkruar peticionin kundër kësaj bande plaçkitëse dhe nuk do të ndalet deri në shkatërrimin e kësaj bande ogurzezë kundër vendit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj konsideron se Qeveria e Kosovës nuk do ta heq monopolin në homologimin e veturave, monopol të cilin e mbajnë për më shumë se një dekadë të tërë vëllezërit Devolli.

Sipas Badallaj, kjo nuk do të ndodhë derisa nuk rebelohen qytetarët dhe nuk ngritën kundër të dy palëve, qeverisë dhe kompanisë Devolli.

Image
Reshat Badallaj

“Qeveria hajdute e Kosovës, mbështetëse e grupit kriminal të nëntokës që quhet banda serbiane DEVOLLI, së shpejti donë të mbështet për muri dhe nuk do të ketë qare të eliminoj monopolin me kriminal në tërë Evropën, homologimin e automjeteve, që vjedhë qytetarët e vendit dhe pasurohet hajnisht. Qytetarët tashmë e kanë parë dhe janë duke nënshkruar kundër kësaj bande plaçkitëse dhe nuk do të ndalet deri në shkatërrimin e kësaj bande ogurzezë kundër vendit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, është pozitive tani që përpos qytetarëve të vendit kanë reaguar edhe ndërkombëtarët.

“Si ambasada gjermane, oda amerikane disa herë edhe ambasadori amerikan, Bashkimi Evropian, që t´i jepet fund hajnisë nga ky rrjet i rrezikshëm i kanaleve të nëntokës kriminale, por tani për tani qeveria hajdute i ka ngulur këmbët dhe po reziston. Përballë këtij presioni, kjo kullë e krimit shumë shpejtë do të shembet. Kësaj do t´i vie fundi së shpejti dhe do të mbesin të urryer tërë jetën me krimin që kanë bërë kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, deklaroi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se nuk i beson kuvendit dhe debatit të drejtuar nga Kadri Veseli që shkoi huq, por as qeverisë e cila është duke përfituar në kohë me këtë mbështetje të kësaj bande, pasi përfiton vetë nga grazhdi i saj që ushqehet.

“Pa Devollët nuk do të mbijeton tutje as Qeveria e varur prej tyre. Me ramjen e kësaj bande kriminale do të lëkundet edhe banda e qeverisë hajnash që ushqehen nga ta dhe ndajnë pazarin bashkë. Kështu ju shkurtohet ymri këtyre bandave anti shtetërore dhe antikombëtare. Populli, domosdoshmërish duhet ngritur dhe me shkatërrimin e këtij virusi serb do të përfiton Kosova dhe qytetarët e saj që iu nënshtrohen kësaj kuçedre serbiane që quhet Devolli dhe Qeveria e faqes së zezë”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online“.

(Kosova Sot Online)