Denoncimi i 17 vjeçares: Prindërit më detyruan të martohem me kushëririn

  • 13 July 2019 - 16:51
Denoncimi i 17 vjeçares: Prindërit më detyruan të martohem me kushëririn

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një britanike, e cila ka qenë e detyruar të martohej me kushëririn e saj. Kur ishte 17 vjeçe Nyla Khan jetonte në Skoci, por në atë kohë u detyrua të martohej më kushëririn e vetë në Pakistan.

“Që kur isha e vogël, unë e dija që i isha premtuar kushëririt tim dhe më shqetësonte shumë kjo gjë. Moralisht ishte shumë gabim. Prindërit e mi ishin shumë paranojakë me faktin që po bëhesha perëndimore. Dhe ata mendonin se me veprimin që bënë, po më mbronin mua.”

Në rrëfimin e saj për BBC, Nyla thotë se donte të kishte një zë për të shprehur mendimet e veta. Të vishej ndryshe dhe të shfrytëzonte sa më shumë jetën. Por, familja e saj e madhe, ankohej duke thënë se ishte jashtë kontrollit.

“Sipas tyre, i vetmi shpjegim ishte se isha duke bërë si shumë perëndimore. Ata nisën duke më thënë që kisha mëkatuar dhe se tani duhej të martohesha me kushëririn. I kisha sjellë turpërim familjes dhe e vetmja mënyrë për ta rregulluar ishte të martohesha.”

Nyla shprehet se ajo refuzoi vazhdimisht, por presioni i familjes ishte shumë i madh, saqë e detyroi ta pranonte.

“Në ato momente më dukej sikur shpirti më kishte ikur nga trupi. Isha shumë e mpirë, sepse nuk kisha kontroll në asnjë gjë çfarë po ndodhte. Dhe çfarë pritej të ndodhte. 

Pas pesë javëve në Pakistan, Nyla së bashku me familjen u kthyen në Skoci. Ndërsa bashkëshorti i saj, do të udhëtonte më pas. Por, Nyla vendosi të arratisej e të qëndronte me një mikeshë.

“Bëra gati valixhen dhe u arratisa. E bëra këtë gjë për një vit. Dhe kam marr shumë abuzime nga familja, të afërmit dhe anëtarë të komunitetit. Unë ecja në rrugë dhe njerëzit më thërrisnin “bushtër” a fjalë të ngjashme. Më thanë që nuk do të shihja më kurrë vëllanë dhe motrën. E gjitha familja më ktheu kurrizin.”

Pas një viti ajo u ri-kthye në shtëpi plotësisht e shkatërruar. Dhe sipas saj komuniteti dhe njerëzit e afërm nuk mund ta besonin që familja më pranoi sërish.

“Ishte e vështirë, por ne arritëm të gjenim një zgjidhje. Ne vendosëm në plan të parë dashurinë, e më pas fenë.”

Pasi u kthye sërish në shtëpi, Nyla u divorcua dhe nisi të studiojë shkenca sociale.

“Prej atëherë unë jam një grua e lirë myslimane”, u shpreh 30-vjeçarja e cila tashmë jeton në Edinburgh, Angli.(TT News)

(Kosova Sot Online)