Vjen paralajmërimi: Kujdes nga mafia e “noterëve”, ja çka mund t’ju ndodhë

  • 14 July 2019 - 08:10
Vjen paralajmërimi: Kujdes nga mafia e “noterëve”, ja çka mund t’ju ndodhë

“Kohët e fundit, pushtetarët mafioz kanë gjetur një metodë edhe më perfide për kapjen e shtetit me noterët e deleguar në mënyrë jo ligjore nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale në vend. Për aq më keq, ata janë të parët dhe të vetmit që kanë qasje në të gjitha data bazat e shtetit dhe që mund të nxjerrin çfarëdo informacioni, për secilin qytetarë të Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri konsideron se një nga metodat e reja të vendosjes nën kontroll të sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë nga ana e politikës, kinse në emër të pavarësimit dhe afrimit më afër qytetarit të një varg shërbimesh është noteria, që në vendet e zhvilluara demokratike me sundim të fuqishëm të ligjit është një punë që çmohet e vlerësohet, por në shtetin e Kosovës po keqpërdoret nga mafia politike.

Madje sipas tij, kohëve të fundit në Kosovë për të kapur sa më fuqishëm shtetin politika, pa dallim pozita dhe opozita, po bëjnë gjithçka që është e mundur që shërbimin e noterisë ta ketë secili nën kontroll.

“Kohët e fundit, pushtetarët mafioz kanë gjetur një metodë edhe më perfide për kapjen e shtetit me noterët e deleguar në mënyrë jo ligjore nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale në vend. Për aq më keq, ata janë të parët dhe të vetmit që kanë qasje në të gjitha data bazat e shtetit dhe që mund të nxjerrin çfarëdo informacioni, për secilin qytetarë të Kosovës’, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri shpreh shqetësimin serioz se mafia e lidhur me politikën dhe me këtë rrjet të shërbimit kinse për interesin e qytetarit, të dhënat mundë të vidhen keqpërdoren dhe të rrezikohet siguria dhe pasuria e qytetarëve.

“Në këtë mënyrë qytetarët e këtij vendi, po rrezikohen hapur duke u mbushë edhe noteria me të deleguar të mafies, pushtetarëve të inkriminuar dhe militant partish e gra të politikanëve, kur dihet botërisht se noterët kanë qasje në informacionet e detajuara personale të të gjithë qytetarëve në vend”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)