Shtohen kolonat në Merdarë, deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

  • 15 July 2019 - 08:03
Shtohen kolonat në Merdarë, deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, janë shtuar pritjet e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve që vijnë për pushime në Kosovë.

Sipas njoftimit mbrëmë para mesnate, pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë zgjasin nga një orë e gjysmë deri në 2 orë.

Pritjet janë shtuar pas shtimit të numrit të mërgimtarëve për të vizituar vendlindjen e tyre gjatë pushimeve të verës. 

Ndërsa, për të dalë nga Kosova përmes pikës në Merdarë pritjet janë shumë të shkurta, ndërmjet 5 dhe 10 minuta.

Ndërsa, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë ndërmjet 20 dhe 30 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë janë 3 deri në 5 minuta.

Situatë më e qetë në orët e vona ka qenë në pikëkalimin në Muçibabë, ku për të hyrë dhe për të dalë pritjet janë ndërmjet 3 dhe 5 minuta.

(Kosova Sot Online)