Abelart Tahiri do të raportojë sot për procesin e rekrutimit të noterëve

  • 15 July 2019 - 08:10
Abelart Tahiri do të raportojë sot për procesin e rekrutimit të noterëve

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Raportim në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. I ftuar Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri;

3. Të ndryshme.

Tahiri, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë prezent, ku do të flasë para deputetëve të cilët janë anëtarë të këtij Komisioni

(Kosova Sot Online)