Vjen denoncimi i rëndë për Kosovën pas raportit të departamentit amerikan

  • 15 July 2019 - 08:13
Vjen denoncimi i rëndë për Kosovën pas raportit të departamentit amerikan

“Me këtë nomenklaturë, me këta injorantë nuk ka shanse për drejtësi të pa varur. Vjedhin, keqpërdorin dhe abuzojnë në çdo fazë të veprimit, me secilën pjesë të besimit me të cilin i ngarkoni. Keqpërdorin për licenca, për provime judikature dhe noterie, për tenderë, për donacione,vjedhin në çdo hap dhe në çdo shans të ofruar. Prandaj Kosova mundë të llogaritë në diçka pozitive vetëm pa këta,ose me këta por në vend të institucioneve të dërgohen atje në Dyz”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Raporti më i ri i Departamentit të Shtetit Amerikan për fushën e biznesit në Kosovë e identifikon shtetin e ri në Ballkan si një vend të rrezikshëm të krimit. Raporti nga Departamenti Amerikan i Shtetit, konstaton mes tjerash se gjykatat e Kosovës janë të ndikuara politikisht nga qeveria dhe ushtrojnë trajtim të veçantë ose “drejtësi selektive” për individë të profilit të lartë dhe me lidhje të forta. Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019, thuhet se me gjithë përparimet, rritja ekonomike e Kosovës dhe tërheqja e investimeve, sfidohen nga shumë faktorë përfshirë shkallën e lartë të korrupsionit.

Image
Hasan Preteni

Duke folur lidhur me këtë, njohësi i mirë i kësaj fushe, Hasan Preteni tha për “Kosova Sot Online” thotë se falë dështimit të drejtësisë, shteti më pastaj dështon në të gjitha shtyllat tjera, ku sipas tij, ndër të parat është ngecja në zhvillimin e ekonomik pasi me drejtësi të ndikuar e selektive nuk ka barazi para ligjit, as për bizneset dhe as për qytetarin e thjeshtë.

“Institucionet e Kosovës për vite të tëra janë bërë një drejtësi selektive dhe kanë ndërtuar mekanizma kinse të zbatimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, vetëm sa për të shtuar numrin e tyre dhe për të blerë kohë në zbatimin e ligjit kundër peshqve të mëdhenj të politikës që akoma mbeten raste të shënjestruara por të pa trajtuara”.

Një improvizim të tillë sipas Pretenit, e ka bërë Ministria e drejtësisë dhe mekanizmat tjerë të drejtësisë, duke krijuar një lloj departamenti special pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Departamenti Special ne Gjykatën Themelore,edhe kjo paraqitet si një e arritur! Turpi nuk njeh kufij, kjo është tallja e radhës. E kemi Prokurorinë Speciale e cila është kinse në nivelin më të lartë të organit të akuzës dhe ajo tani aktakuzat do ti dërgoj në Gjykatën Themelore! Analfabet juridik, tallje me inteligjencën, neglizhencë totale. Mendojnë se do të na mashtrojnë për një periudhë tani se po bëhet nami. Prokuroria Speciale e ideuar nga politika kinse për hetimin e korrupsionit apo të krimit të organizuar,po cili organ duhet ti trajtoj këto raste,duhet një Gjykate e nivelit të prokurorisë, në këtë rast është dashtë të formohet edhe një gjykatë e veçantë, speciale”, deklaroi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ai ka kujtuar se organizimi i Prokurorive dhe Gjykatave është në tri nivele, në atë themelore, të apelit dhe atë shtetëroren, prandaj sipas tij, Prokuroria Themelore duhet që rastet t’i dërgojë në Gjykatën Themelore dhe e njëjta logjikë të respektohet deri në fund.

“Por kjo te ne, vetëm sa për të blerë kohë dhe improvizuar, po funksionon për së mbrapshti. Në Kosovë gjithçka është mbrapshtë. Tani prokuroria e nivelit më të lartë do ti dërgon rastet në gjykatën themelore. Nuk është ky seriozitet, kjo është blerje e mjegullës, humbja e kohës dhe tentimi për krijimin e perceptimit se në Kosovë po fillon të luftohet e keqja”, theksoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Preteni ka thënë se me këta njerëz që tani janë në krye të institucioneve, nuk ka shanse të bëhet diçka pozitive.

“Me këtë nomenklaturë, me këta injorantë nuk ka shanse për drejtësi të pa varur. Vjedhin, keqpërdorin dhe abuzojnë në çdo fazë të veprimit, me secilën pjesë të besimit me të cilin i ngarkoni. Keqpërdorin për licenca, për provime judikature dhe noterie, për tenderë, për donacione,vjedhin në çdo hap dhe në çdo shans të ofruar. Prandaj Kosova mundë të llogaritë në diçka pozitive vetëm pa këta, ose me këta por në vend të institucioneve të dërgohen atje në Dyz”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)