Haradinaj takohet me Ministrin gjerman të Shëndetësisë

  • 15 July 2019 - 10:22
Haradinaj takohet me Ministrin gjerman të Shëndetësisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn. Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Më pas Spahn bashkë me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë.

(Kosova Sot Online)