Fotot e tmerrit: Vajza e vogël sulmohet nga qeni, për pak sa nuk mbetet e verbër

  • 15 July 2019 - 10:37
Fotot e tmerrit: Vajza e vogël sulmohet nga qeni, për pak sa nuk mbetet e verbër

Një vajzë dy vjeçare, për pak sa nuk mbeti e verbër kur qeni i cili e kafshoi atë në fytyrë. Personat që ishin dëshmitarë thanë që kanë dëgjuar të bërtitura të mëdha nga horrori që kishin parë, ndërsa vajzës fytyra iu mbulua nga gjaku.

Sulmi, i cili zgjati pak sekonda, për pak sa nuk ia morri shikimin e syrit të majt, por shpëtoi për pak milimetra.

Vajza, e cila quhet Isla, ishte duke qëndruar afër qenit Akita Japonez, ndërkohë që familja kishte shkuar për ta shikuar një shfaqje për fëmijë.

Ajo, iu afrua qenit që ta prekte, ndërkohë ai e kafshoi në fytyrë, duke mos i lënë hapësirë nënës së saj, Megan Lester, kohë që të intervenojë.

“E kuptova që qeni mund të jetë miqësor, për shkak se ishte i rrethuar nga fëmijët që e shikonin shfaqjen, dhe mendova Isla mund ta ledhatojë atë” tha Megan, “Isla është shumë e mirë me qentë – ne e kemi një Labrador, pra ajo e di se çfarë duhet të bëj dhe çfarë jo”. 

Familja, e traumatizuar e dërgoi vajzën menjëherë në emergjencë të qytetit Scunthorpe. Aty u kuptua se ajo nuk është në ndonjë rrezik, por qëndroi disa kohë në spital në mënyrë që t’i shmangej ndonjë infeksioni të mundshëm.

Pas pesë orë trajtimi, Isla u lejua që të dal nga spitali me nënën e saj, e cila shtoi se “është me fat që lëndimet e vajzës së saj nuk ishin më të rënda”.

“Kur qeni Akita e hapi gojën, e kishte po aq të madhe sa edhe koka e Islës” shtoi ajo.

Çifti të cilit i takonte qeni sulmues, i kanë kërkuar falje familjes.

(Kosova Sot Online)