Haradinaj thotë se SHBA do ta ndihmojë fuqishëm FSK-në

  • 15 July 2019 - 14:04
Haradinaj thotë se SHBA do ta ndihmojë fuqishëm FSK-në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion ushtarak amerikan.

Haradinaj ka diskutuar  me delegacionin e kryesuar nga oficeri Sean Nestor për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe për ndihmën e pakursyer të ShBA-së për FSK-në. 

“Bashkëpunimi ynë i gjithanshëm e veçanërisht në aspektet e sigurisë gërsheton vlerat më kulmore që dy popujt tanë i ndajnë.  Miqësia jonë e përhershme me ShBA-në dhe besimi i ndërsjellë është arma më e fuqishme dhe e si e tillë, do të ruhet dhe kultivohet ndër breza” ka thënë Haradinaj. 

(Kosova Sot Online)