E turpshme: Vidhet busti i Atë Shtjefën Gjeçovit në Zllakuqan

  • 15 July 2019 - 14:23
E turpshme: Vidhet busti i Atë Shtjefën Gjeçovit në Zllakuqan

Gjatë ditës së sotme, është vjedhur busti i Atë Shtjefën Gjeçovit në fshatin Zllakuqan. Busti ishte i vendosur në shkollën e cila e mban të njëjtin emër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shkolla, e cila ka shkruar se nga sot mungon busti i priftit të njohur shqiptar, i cili ishte i vendosur në oborrin e shkollës.

Në rrjetin social, është shkruar “Të vranë për herë të dytë, hajnat për përfitimi … apo kushdo qofshin ata! Nuk vidhet shkolla”.

Atë Shtjefën Gjeçovi ishte prift françeskan shqiptar, i cili u lind më 12 korrik 1874 në Janjevë të Kosovës, ndërsa u vra në vitin 1929 në fshatin Zym të Hasit.

Ishte autorë i shumë veprave të ndryshme, ndër të cilat janë “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Përkrenarja e Skënderbeut” e shumë vepra tjera.

(Kosova Sot Online)