Zbulohen dhuratat e Vuçiqit për Macronin

  • 15 July 2019 - 15:17
Zbulohen dhuratat e Vuçiqit për Macronin

Mediet serbe tashmë kanë zbuluar edhe dhuratat që Aleksandar Vuçiq i ka përgatitur për Emmanuel Macronin.

Kanë mbetur edhe pak minuta kur presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të mbërrijë në Beograd.

Mediet serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë ka përgatitur dy dhurata për homologun e tij francez, Macron.

Një ndër dhuratat që llogaritet si më e çmuara është edhe një shpatë e vitit 1895, armë kjo e cila është përdorur nga kalorësit e ushtrisë serbe në ish-Jugosllavi.

Më vonë, i njëjti lloj i shpatave, vetëm me stemën e Mbretërisë së ish-Jugosllavisë, u prezantua në armatimit të ushtrisë në vitin 1920 me stemën e Republikës së Serbisë.

Siç raporton “Tanjug.rs”, dhurata tjetër për Macronin janë edhe dy vëllime të Raportit për të dërguarin e Serbisë në Paris “Misioni i Mbretërisë së Serbisë në Paris nga viti 1879 deri më 1885”, dhe “Misioni i Mbretërisë së Serbisë në Paris nga viti 1885-1893”.

Image
Image

(Kosova Sot Online)