Vdes Gazmend Shaqiri, mjeku që themeloi Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë

  • 15 July 2019 - 16:02
Vdes Gazmend Shaqiri, mjeku që themeloi Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë

Sot më 15 korrik pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Profesori dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë, Gazmend Shaqiri.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i kësaj klinike, Hajriz Rudari.

“Të nderuar kolegë, me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot me datë 15 Korrik 2019, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë Profesori ynë i nderuar dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, në Rep. e Kosovës Prof. Dr. Gazmend Shaqri.
Në emrin tim personal, të kolegëve dhe gjithë stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mija, familjes, kolegëve dhe mbar popullit të Kosovës!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Profesorin e nderuar”.

(Kosova Sot Online)