Policia bastis shtëpinë e kryeprokurores speciale Katica Janeva, i konfiskon edhe telefonin

  • 15 July 2019 - 23:21
Policia bastis shtëpinë e kryeprokurores speciale Katica Janeva, i konfiskon edhe telefonin

Burime nga MPB-ja bëjnë të ditur se para pak kohësh është bastisur shtëpia e Prokurores Speciale, Katica Janeva.

Sipas informatave, pjestarët e MPB-së kanë qenë në shtëpinë ku jeton Katica JAneva, në lagjen Kozle në Shkup, por nuk janë dhënë hollësi se për çfarë bëhet fjalë.

Bastisja ka zgjatur rreth 30 minuta, shkruan Alsat.

Paraprakisht është konfiskuar edhe telefoni celular i Katica Janevës. Këtë e kanë konfirmuar për Fokus nga PTHP-ja.

Paraprakisht janë dorëzuar para gjykatësit të procedurës paraprake, Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, të cilët dyshohen në rastin e sotit që ka ndërmarë PTHP-ja për ndërhyrje kundërligjore, larje parash dhe përvetësim të të mirave materiale.

Prokuroia ka kërkuar paraburgim për të dyshiarit Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.


(Kosova Sot Online)