Fëmijë më gjymtyrë të prera, të shitur për pak para, jeta e tmerrshme e albinëve në Afrikë

  • 16 July 2019 - 08:14
Fëmijë më gjymtyrë të prera, të shitur për pak para, jeta e tmerrshme e albinëve në Afrikë

Albinët e Tanzanisë janë duke u “gjuajtur sikur të ishin kafshë” për shkak se nevoja për para dhe influencë i detyron familjet që të dashurit e tyre t’i kthejnë në gjësende tregtie për disa nga njerëzit më të fuqishëm të vendit.

Në Tanzani besohet se pjesët e trupi të një fëmije albino sjellin pasuri ose fat, dhe për këtë njerëzit paguajnë rreth 3.000 deri në 4.000 dollarë për një gjymtyrë dhe deri ne 75.000 dollarë për tërë trupin, shkruan Daily Mail.

Image

Njerëzit e prekur nga albinizmi janë zakonisht të sulmuar nga njerëzit që dëshirojnë t’ia marrin gjymtyrët, një akt që i lë ata të gjymtuar, e ndonjëherë të vdekur.

lbinizmi, një çrregullim gjenetik i cili shkakton mungesën e plotë të pigmenteve të lëkurës, flokëve dhe syve, prek një në 1.400 qytetarë të Tanzanisë, shpesh si rezultat i incesteve në komunitetet rurale, thonë ekspertët. Në vendet e perëndimit, një në 20.000 persona janë albinë.

Që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave, janë bërë 74 vrasje dhe 59 të tjerë i kanë mbijetuar sulmeve. Madje edhe të vdekurit nuk janë të sigurt: 16 varre janë grabitur. Dhe këto janë vetëm rastet e shënuara. Rasti i fundit i shënuar është i 4 vjeçarit, Pendo Emmanuelle Nundi i cili ishte rrëmbyer në muajin dhjetor.

Babai dhe xhaxhai i saj ishin arrestuar për shkak se ishin të lidhur me zhdukjen e tij, por edhe pse u dha shpërblim prej 1.130 dollarëve për personin që e gjen, policia ende nuk ka asnjë informacion. Organizatat bamirëse që jetojnë në atë zonë kanë thënë se nuk kanë shumë shpresë për kthimin e saj të gjallë, sepse kur i dëgjojnë historitë e të mbijetuarve, shuhen shpresat se do të gjendet e gjallë.

Mëigulu Matonange ishte vetëm 10 vjeçar kur ai u sulmua nga dy persona ndërkohë që po kthehej nga shkolla me një shok të tijin. Ata ia prenë krahun e tij të majtë, përpara se të zhdukeshin në xhungël.

Në rastin e këtij të fundit, dy personat ishin të huaj të cilët ai kurrë nuk i kishte parë.

Ata që jetojnë me albinizëm në Tanzani frikësohen, për shkak se varfëria është e madhe, e çmimi për ta është i madh.

(Kosova Sot Online )