Ngjarje e rëndë: Babai hedh vajzën 16 muajshe nga ballkoni

  • 16 July 2019 - 08:33
Ngjarje e rëndë: Babai hedh vajzën 16 muajshe nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 35 vjeçar ka hedhur nga ballkoni vajzën e tij 16 muajshe dhe pastaj është hedhur edhe ai vetë.

Foshnja humbi jetën menjëherë, ndërsa 35 vjeçari është në gjendje kritike për jetën.

Sipas banorëve të zonës, 2 bashkëshortët ishin në prag divorci. Banorët deklarojnë se çifti kishte pasur debate të mëdha një natë më parë.

Ngjarja ndodhi ndërsa gruaja, nëna e foshnjës po mbushte lavatriçen me rroba. Policia po heton ende për zbardhjen e të gjithë rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

(Kosova Sot Online)