Burri misterioz me tesha të zeza po terrorizon një fshat të tërë

  • 16 July 2019 - 08:53
Burri misterioz me tesha të zeza po terrorizon një fshat të tërë

Një fshat në Somerset, Angli po terrorizohet nga një burrë i veshur me të zeza që endet rrugëve kur bie nata.

Sipas raportimeve, burri në fjalë mban veshur një kostum të zi prej gome dhe vjen vërdallë duke prekur organin e tij gjenital.

Polica në Claverham, Somerset, ka deklaruar se kanë marrë një numër të madh telefonatash nga qytetarët të cilët ankohen për burrin, të cilin ata ende s’kanë mundur ta kapin.

Një grua, e cila e ka mbajtur të fshehtë identitetin, ka treguar për BBC për takimin e frikshëm që ajo pati me burrin misterioz.

Ajo tha se teksa ecte në fshat të enjten e pa personin e panjohur me kostum gome t’i afrohej.

Ajo tregoi: “Ai vazhdoi të vinte drejt meje dhe po prekte pjesët e tij intime, murmuriste dhe merrte frymë rëndë. Ndërsa unë u mundova të bëja një hap prapa ai më doli përballë dhe u afrua…Mendova:’Kaq ishte, do më sulmojë”.

Më pas ajo bërtiti me të madhi dhe burri me të zeza ia mbathi ndërsa policia vazhdon ta kërkojë.

(Kosova Sot Online)