Demokracia Studentore: Kryeministër mos ndërhyj në punët profesionale të Këshillit Shtetëror për Cilësi

  • 16 July 2019 - 09:01
Demokracia Studentore: Kryeministër mos ndërhyj në punët profesionale të Këshillit Shtetëror për Cilësi

Organizata, Demokracia Studentore, përmes një komunikate ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që të mos ndërhyjë në punët e Këshillit Shtetëror për Cilësi.

Demokracia Studentore kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës që mos të ndërhyj në punën profesionale të Këshilli Shtetëror të Cilësisë, pasi që programet të cilat janë hapur në universitetet e mbyllura nuk i kanë plotësuar kriteret dhe kanë qenë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.

Sipas kësaj organizate, universiteteve që nuk ju kanë akredituar programet, rektorëve dhe politikës ju kanë shërbyer vetëm për ti punësuar njerëzit e tyre, dhe janë dëm të studentëve pasi që në këto universitete ka sasi dhe jo cilësi.

“Ne të gjithë e dimë që shumica e rektorëve të universiteteve të hapura pasluftës janë emëruar nga politika e theksojmë se para pak ditësh rektor i universitetit Fehmi Agani në Gjakovë është zgjedhur një anëtar i kryesisë së PDK-së dhe kryeministri nuk ka reaguar fare edhe pse është shkelur statuti i universitetit” ka deklaruar Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore.

“Ne si organizatë studentore i bëjmë thirrje Këshilli Shtetëror të Cilësisë të qëndrojë karshi vendimeve profesionale që i ka marrur për mos akreditimin e programeve në Universitetin e Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës,  pasi që ky vendim kontribuon në cilësinë e arsimit në Kosovë dhe është në dobi të studenteve dhe vendit”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)