Gjashtë muaj burg për falsifikim parash

  • 16 July 2019 - 09:22
Gjashtë muaj burg për falsifikim parash

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda e ka dënuar R.K me gjashtë muaj burgim, për falsifikim të parave.

Kjo gjykatë ka shpallur dënime prej gjashtë muajsh burgim edhe për tre persona të tjerë, E.K, E.G dhe M.V. – të cilin nuk do ta vuajnë nëse në afat prej një viti nuk kryejnë vepër të re penale – për shkak se kanë qenë në dijeni se i pandehuri R.K ka prodhuar para të falsifikuara me qëllim që t’i vëjë në qarkullim në treg dhe këtë nuk e kanë raportuar në polici.

Ky i fundit u shpall fajtor për shkak se deri me datën 20.01.2019, në një lokal fotoshop, ka prodhuar para të falsifikuara dhe atë monedhën në apoen prej 1 x 20 €, me qëllim që të njëjtën ta vejë në qarkullim përmes të pandehurit E.K, e të cilën monedhë policia e ka gjetur dhe e ka
sekuestruar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

(Kosova  Sot Online)