Lipjan: U vodhën para të gatshme në veturë, arrestohet njëri prej të dyshuarve

  • 16 July 2019 - 10:53
Lipjan: U vodhën para të gatshme në veturë, arrestohet njëri prej të dyshuarve

Njësia policore ka arritur të identifikojë dy të dyshuar meshkuj, të cilët kanë vjedhur nga një veturë një çantë ku kishte para të gatshme dhe disa gjëra personale te rrethi i Lipjanit.

Dje është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa nga paratë në euro dhe franga zvicerane, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)