Lajm i keq për Kosovën, vjen një ‘grusht’ i rëndë nga SHBA-të

  • 16 July 2019 - 11:26
Lajm i keq për Kosovën, vjen një ‘grusht’ i rëndë nga SHBA-të

“Me këtë rast DASH është shumë mirë duke e ditur se çka po ndodhë në Kosovë, dhe do ishte mirë Departamenti Amerikan i Shteti të bëjnë presion mbi politikanët tanë , që të distancohen nga korrupsioni dhe krimi, si dhe bëjnë presion që të fillojë një pastrim i Qeverisë nga ata pushtetar të cilët janë të përfshirë haptas dhe në fshehtësi në krime dhe korrupsion”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së zhvillimit ekonomik dhe të politikës në vend, thonë se janë shqetësuese për Kosovën të gjeturat e raportit më të ri të DASH-it për biznesin në Kosovë, një raport kritik për fushën e sundimit të ligjit, i cili e identifikon shtetin e ri në Ballkan si një vend të rrezikshëm të krimit.

Raporti nga Departamenti Amerikan i Shtetit, konstaton mes tjerash se gjykatat e Kosovës janë të ndikuara politikisht nga qeveria dhe ushtrojnë trajtim të veçantë ose “drejtësi selektive” për individë të profilit të lartë dhe me lidhje të forta.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019, thuhet se me gjithë përparimet, rritja ekonomike e Kosovës dhe tërheqja e investimeve, sfidohen nga shumë faktorë përfshirë shkallën e lartë të korrupsionit.

E sipas njohësit të politikave ekonomike, Dardan Grapcit, ky është një lajm i ri i keq për Kosovën.

Image
Dardan Grapci

“Raporti i ri amerikan i DASH-it është edhe një fakt tjetër i pa mohueshëm që flet se Kosova po shkon drejtë falimentimit ekonomik. Ne lirisht mundë të bazohemi në këto të dhëna sepse DASH-i ka pasur gjithmonë informata në lidhje me krimin dhe korrupsionin që po ndodhë në Kosovë, por Departamenti Amerikan i Shtetit nuk përzihen në ligjet dhe punët e një shteti ku janë duke qëndruar derisa ai shtet nuk kërkon ndihme apo nevojitet por japin analizën e gjendjes”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, qëllimi i raporteve të tilla të DASH-it është pak a shumë këshillëdhënës për të përmirësuar gjendjen.

“Me këtë rast DASH është shumë mirë duke e ditur se çka po ndodhë në Kosovë, dhe do ishte mirë Departamenti Amerikan i Shteti të bëjnë presion mbi politikanët tanë , që të distancohen nga korrupsioni dhe krimi, si dhe bëjnë presion që të fillojë një pastrim i Qeverisë nga ata pushtetar të cilët janë të përfshirë haptas dhe në fshehtësi në krime dhe korrupsion”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti Grapci thotë se një grusht të madh, rrënimi i drejtësisë kosovare, edhe ashtu e pa konsoliduar, e ka marr me koalicionin e tanishëm të PAN-it.

“Drejtësia kosovare ka dështuar në momentin e filleve të kosovarizimit të plotë nga ndërkombëtarët, qysh në vitin 2013-2014 , koha kjo kur Kosovën e ka marrë në dorë fillimisht koalicioni i klanit PRONTO dhe tani më ky i PAN-it , dhe bllokimi i seancave të kuvendit nga Vetëvendosja. Po e them këtë sepse nëse e marrim dhe e shohim këtë kohë të mbetur mbrapa, që nga viti 2013 e deri më sot asgjë nuk ka ndodhur që mundë të thuhet: bravo, ju lumtë për këtë që keni bërë dhe që jeni duke punuar, por gjithmonë janë duke u akuzuar për shpëlarje parash, për fajde, për ryshfet dhe për zaptim të gjitha institucioneve të sundimit të Ligjit”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Në këtë situatë, sipas Grapcit shteti po rrëshqet në duart e mafies.

“Haraçi është një problem i ri në Kosovë, dhe mendoj që për këtë duhet të merren institucionet shtetërore për ta luftuar këtë dukuri e jo të heshtin para disa politikanëve të cilët deri dje as shkrim - lexim nuk kanë ditë, kurse janë bërë milionerë prej parave të popullit”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online ”.

(Kosova Sot Online)