“Shko në rrotë të samës, qen bir qeni”, si kishte ndodhur përplasja Dreshaj-Gashi-Haliti

  • 16 July 2019 - 14:01
“Shko në rrotë të samës, qen bir qeni”, si kishte ndodhur përplasja Dreshaj-Gashi-Haliti

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të AAK-së Gani Dreshajt.

Kjo pasi që më 18 maj të vitit 2018 në Kuvendin e Kosovës kishte ndodhur një përplasje mes tyre dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Por si erdhi deri tek ky konflikt, ju rikujtojmë përmes një video në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetari Xhavit Haliti, pasi që kishte mbushur fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e kishte goditur me bërryl deputetin Gashi, derisa po kalonte.

Pas kësaj deputeti Gani Dreshaj kishte dalur në anën e Xhavit Halitit duke dashur të sulmojë fizikisht Arben Gashin. 

Përplasja fizike pason përplasjen verbale dhe fyerjet që Haliti e Gashi patën në seancën një ditë para kwsaj përplasje në Kuvendin e Kosovës.

Pasi nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, nuk ia kishte dhënë fjalën Gashit të LDK-së, ky u qua në këmbë nga ulësja e tij dhe e fyeu Halitin, i cili po e udhëhiqte seancën.

“Balosh ama fjalën”, “mashtrues”, “shko në rrotë të samës” etj., ishin disa nga fyerjet që lëshoi Gashi. Ndërsa Haliti ia ktheu me fjalët: “qen bir qeni”.

(Kosova Sot Online)