Aleksandar Vuçiq tregon pse po armatoset Serbia

  • 16 July 2019 - 14:05
Aleksandar Vuçiq tregon pse po armatoset Serbia

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka arsyetuar vendimin e Beogradit zyrtar për t’u armatosur.

Ai ka thënë se Serbia është një ‘arrë e fortë’, të cilën nuk është lehtë për ta thyer

“Të jetojmë në frikë nga luftërat... blejmë armë për t’u mbrojtur. Nëse e shohin  Serbinë si një arrë të fortë, do të thotë se nuk është e lehtë për ta thyer”, u shpreh kreu i shtetit serb. 

Serbia së fundi ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 18 sistemeve mistral me 50 raketa, të cilat do të jenë në gjendje t’iu shmangen laserëve dhe të godasin fluturaket gjatë fluturimeve të ulëta.

(Kosova Sot Online)