Haradinaj nuk shqetësohet që Telekomi është dërguar te përmbaruesi – Vala ka mjete ligjore për tu përgjigjur

  • 16 July 2019 - 15:06
Haradinaj nuk shqetësohet që Telekomi është dërguar te përmbaruesi – Vala ka mjete ligjore për tu përgjigjur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga Suhareka ka komentuar kërcënimin e fundit që Devollët i kanë bërë PTK-së, duke e dërguar te përmbaruesi për 25 milionët. Shefi i Qeverisë ka deklaruar se edhe pse një gjë e tillë ka ndodhur Telekomi ka mundësi të përgjigjet.

Haradinaj tha se është herët që të jepet përgjigje për këtë çështje.

“Pala partneri i deritashëm e dërgon në përmbarim, VALA i shfrytëzon instrumentet ligjore, është herët të jepet një përgjigje. Informatat që kam unë ky nuk është vendim final.

Shefi i Qeverisë po thotë se e respekton vendimin e menaxhmentit e shton se do ta përkrahin e zhvillojnë Telekomin, duke potencuar se borxhi nuk është mohuar asnjëherë, por, që është kërkuar një pagesë graduale. Haradinaj ndërkaq nuk ka sqaruar se pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë deri më tani.

“Unë e respektoj vendimin e menaxhmentit në qëndrimin që kanë marrë dhe do ta përkrahim që ta zhvillojnë Telekomin. Borxhi i valës nuk e ka mohu asnjëherë borxhin por ka kërkuar formë të pagesë graduale. Mendoj që koha do të duhej të shfrytëzohej që të paguhej”, tha kryeministri, derisa ka shtuar se borxhi është i pashmangshëm e nuk ndikon në bankrotim të Valës.

Media dje ka raportuar se Blerim Devolli e ka dërguar te përmbaruesi Telekomin për borxhin prej 25 milionë euro, derisa kompania publike për të kthyer këto të holla ka 7 ditë kohë.

(Kosova Sot Online)