Pikë e pesë në Amerikë – Veseli, Kusari e Hoti secili për 'qejfin e vetë'

  • 16 July 2019 - 16:23
Pikë e pesë në Amerikë – Veseli, Kusari e Hoti secili për 'qejfin e vetë'

Në një komunikatë për media, zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se në forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan në Ëashington po marrin pjesë edhe deputetët opozitarë, Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti.

“Në këtë forum të organizuar nga Kongresi Amerikan, bashkë me Krye parlamentarin Veseli po marrin pjesë edhe deputetët e opozitës, Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti”.

Por ditë më parë të dy deputetët janë distancuar duke thënë se nuk janë pjesë e delegacionit që e udhëheq Veseli, por që atje kanë udhëtuar me ftesë të Kongresit.

Shefi i deputetëve të LDK-së, ka thënë se ai nuk është pjesë e ndonjë delegacioni në Washington.

“Në këtë Forum, unë e përfaqësoj Grupin Parlamentar të LDK-së që është grupi përcaktues i zhvillimeve në Kuvend. Nëse zyra e Kryetarit të Kuvendit e ka lëshuar një deklaratë të tillë, atëherë deklarata duhet të përmirësohet”

Për të njëjtë çështje është deklaruar edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila, ka bërë publike ftesën që iu është dërguar nga Komisionit i Kongresit Amerikan. Aty thuhet ajo të marrë pjesë, në cilësinë e deputetes së opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Por fotografi i Zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, është kujdesur që t’i kapë bashkë Veselin dhe dy deputetët. 

Image

(Kosova Sot Online)