Denoncimi i rëndë për Hashim Thaçin: Është projektuesi dhe përfituesi më i madh nga...

  • 16 July 2019 - 17:49
Denoncimi i rëndë për Hashim Thaçin: Është projektuesi dhe përfituesi më i madh nga...

“Thaçi dhe PDK gjithmonë kanë qenë përfituesit kryesorë, por njeri prej qëllimeve ka qenë edhe rehatimi i militantëve të PDK-së, të cilët dallohen për mungesë të profilit intelektual e arsimorë, njerëz pa shkollim adekuat dhe edhe vetë me diploma false. Duke marrë parasysh se arsimi është shtylla kyçe e një shoqërie, e gjithë kjo ka bërë që Kosova të dështojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të saj”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim për mbylljen e tri universiteteve publike, atij të Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit, universitete këto që ishin hapur në kohen kur kryeministër i vendit ishte Hashim Thaçi, tash president.

E ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj duke komentuar vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e këtyre tri universiteteve, thotë se dështimi i tyre është një dëshmi se këto universitete janë hapur vetëm për përfitime të votave në kohën e Hashim Thaçit dhe për rehatimin e militantëve partiak, por kurrsesi me arsye të dëshmuar e Kosova ka edhe kapacitete të mjaftueshme profesionale dhe ekspertize për të gjitha këtij universitete.

Image
Adem Salihaj

Prandaj sipas Salihajt, rritja e numrit të tyre ka bërë që arsimi i lartë në Kosovë të degradon skajshmërisht.

“Numri i madh i universiteteve në Kosovë nuk ka rezultuar me numër te madh të ekspertëve të vërtetë, por me numër të madh, mundë të thuhet enorm, të të diplomuarve, të cilët nuk janë përgatitur për profesionet e tyre. I gjithë ky proces i hapjes së universiteteve publike dhe private në qendrat e mëdha të Kosovës ka qenë një mashtrim i dyfishtë dhe qëllimi i vetëm dhe i fundit ka qenë përfitimi i politikanëve. Përfitimi i votave ka qenë arsyeja kryesore”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Salihajt, projektues dhe përfitues kryesor nga hapja pa kontroll e universiteteve publike dhe private gjithandej qyteteve të mëdha të Kosovës, ka qenë personalisht Hashim Thaçi dhe një grup i ngushtë rreth tij militantësh politik.

“Thaçi dhe PDK gjithmonë kanë qenë përfituesit kryesorë, por njeri prej qëllimeve ka qenë edhe rehatimi i militantëve të PDK-së, të cilët dallohen për mungesë të profilit intelektual e arsimorë, njerëz pa shkollim adekuat dhe edhe vetë me diploma false. Duke marrë parasysh se arsimi është shtylla kyçe e një shoqërie, e gjithë kjo ka bërë që Kosova të dështojë në të gjitha aspektet e zhvillimit të saj”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)