Nagavci për mos akreditimin: Përgjegjëse menaxhmentet e universitetet, nuk u përmirësuan

  • 16 July 2019 - 18:21
Nagavci për mos akreditimin: Përgjegjëse menaxhmentet e universitetet, nuk u përmirësuan

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtare e Komisionit Parlamentar për Arsim, Arbërie Nagavci kka thënë se mos akreditimi i Universitetit të Pejës ‘’Haxhi Zeka’’, të Mitrovicës ‘’Isa Boletini’’ dhe të Prizrenit, ‘’Ukshin Hoti’’.

‘’Vendimi shpërfaq situatën aktuale për fat të keq. Në një situatë të tillë ka qenë e pritur që raporti i ekspertëve të dalë i tillë. Por më shqetësuese mbeten reagimet e zyrtarëve të shtetit që kanë sjell vetë këtë situatë, për shkak të dështimit të menaxhmentit të qeverisë’’, ka thënë mes tjerash Nagavci.

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Arsim thotë se raportet janë të ndërtuara mbi standard të larta për cilësinë në arsim.

‘’Raportet e ekspertëve kanë qenë të prera, dhe ka qenë e pamundur që Këshilli Shtetëror i Cilësisë të marrë vendim ndryshe nga rekomandimet e ekspertëve. Është absurde të provohet të ndikohet në atë drejtim, sepse vlerësimi bëhet sipas standardeve të larta. Universitetet e kanë ditur edhe vetë dhe përgjegjësia është edhe e menaxhmentit të këtyre universiteteve’’, është deklaruar deputetja.


(Kosova Sot Online)