Pas akuzave, jep dorëheqje numri dy i qeverisë

  • 16 korrik 2019 - 18:27
Pas akuzave, jep dorëheqje numri dy i qeverisë

Numri dy i qeverisë franceze, François de Rugy, i bllokuar në një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë, një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron.

Kjo dorëheqje i hap rrugën një periudhe periudhe boshllëku në këtë Ministri, 11 muaj pas dorëheqjes së paraardhësit të tij mediatik dhe popullor, Nicolas Hulot, i cili ishte larguar duke kritikuar mosveprimin e qeverisë në këtë sektor.

Në moshën 45 vjeçare, Rugy, ish-anëtar i partisë ekologjike që bëri aleancë me presidentin, Macron, ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në seri nga faqja informative në internet “Mediapart”.


(Kosova Sot Online)