Gjermania i bën 83 milionë banorë – falë emigrantëve

  • 16 korrik 2019 - 19:01
Gjermania i bën 83 milionë banorë – falë emigrantëve

Popullsia e Gjermanisë ka arritur shifrën rekorde prej mbi 83 milionë banorëve, vitin e kaluar.

Të dhënat e publikuara të martën kanë treguar se Gjermania mbetet një destinacion tërheqës për migrantët, ku vetëm vitin e kaluar mbi 400 000 persona më shumë iu drejtuan asaj, krahasuar me ata që u larguan, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave.

Një numër prej 1,58 milionë personash mbërritën nga jashtë, ndërsa 1,18 milionë njerëz u larguan nga vendi.

Migrimi neto në Gjermani ka pësuar një rënie të lehtë që nga viti 2017, megjithatë ai qëndroi në shifrën e 416 000 personave.

Migrimi neto nga qytetarët e vendeve të BE-së u udhëhoq nga rumunët me 68 000 persona, kroatët me 29 000 dhe bullgarët me 27 000.